Ju tregoj çfarë më tha shefi i Shtabit të Turqisë kur hyri në Shëngjin, 32 vite më parë!
Dritare.net
Tasim Meçe, ish-komandant i Ishullit të Sazanit në Shqip, Dritare Tv, foli për një tunel nënujor që ndodhet në Shëngjin. Zoti Meçe rrëfeu rëndësinë e madhe strategjike që kishte ky tunel i cili ishte i veshur me dyer që i rezistonin edhe goditjeve hermetike.
“Në Shëngjin ndodhet një tunel ku hyjnë të gjithë anijet brenda. Unë kam qenë komandant i flotës. Kur ka ardhur shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Turqisë e kemi dërguar në Shëngjin, në vitin 1992.
Ai na tha: “Këtë mrekulli që kam parë në Shëngjin, nuk e kam parë në asnjë vend të botës. As në Japoni, as në Suedi”.
U hap tuneli me dyer hermetike, që i rezistojnë goditjes hermetike. Dyert kanë ardhur të gatshme nga Kina, ishin të montuara. Hapeshin me hidraulik. Brenda kishte lloje të ndryshme anije.
Tuneli ishte i veshur me plastikë, jo me murre betoni direkt. Brenda në tunel kishte edhe ofiçinë e riparimit të anijeve. Po ashtu ujë të pijshëm, mina detare, silura, të gjitha në tunel. Kur i kemi kthyer vizitën në Ankara, pamë një salltanet të tërë. Më çoi në bazën më të madhe që kishte Stambolli.
Tani Shëngjini nuk ka asgjë, është bosh, pa anije”, tha ish-komandanti./M.K-dritare.net