Na ndiqni edhe në

Shqip

Ish-gjenerali: Musolini çoi dritat në Sazan që në 1914-ën!

Ish-gjenerali: Musolini çoi dritat në Sazan që në

Në Sazan ka pasur drita që në 1914-ën. Kështu thotë ish-gjenerali Mustafa Beu në një emision të jashtëzakonshëm dedikuar Sazanit në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Zoti Beu tregon se si i çoi Musolini dritat dhe kabullin telefonik në Sazan në një kohë kur asnjë vend në Shqipëri nuk kishte drita. Ndërsa në majat më të larta të ishullit ndërtuan strehimet e tyre ku vendosnin edhe armët kundërajrore.


“Në Sazan ka pasur drita që në vitin 1914. Pra në ishull kishte drita në një kohë kur asnjë qytet i Shqipërisë nuk kishte. Kabulli telefonik Sazan-Romë është funksional, ndodhet ende sot te Plazhi i Gjeneralit. Ata komunikonin në telefon përmes këtij kabulli telefonik. Rrugën kryesore në Sazan e pati bërë Italia, por ashtu ka pasur edhe tunelet e veta. Ishin 6 tunele. Ndërsa në majë të ishullit ndërtuan strehimet e tyre ku vendosnin edhe armët kundërajrore. Pikën sinjalo-vrojtuese që shikon gjithë Otranton e kanë ndërtuar italianët. Po ashtu ndërtuan edhe një filtruese uji që përdorej për t’u pirë, edhe për t’u larë.”, tregon zoti Beu në DritareTV./K.C/dritare.net