
Thirrja e gjeneralëve për Sazanin: Mos ia jepni Trump pa këtë kusht!
Dritare.net
Një histori krejt e panjohur jo vetëm për publikun, ajo që ndanë këtë jave në Dritare, tre ish-drejtues të Ishullit të Sazanit. Ka një Sazan mbi tokë dhe një nëntokë. Sazani antibërthamor, me komando, spital, furra buke, kinema, është nëntokë. Ish komandanti dhe ish shefi i Shtabit të Ishullit të Sazanit, bashkë me ish shefin e shëndetësisë në ishull, të ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV folën për fortifikimin e ishullit të Sazanit, me 4752 bunkerë dhe mbi 40 tunele. Si tunelet dhe bunkerët kishin edhe pasaportën e tyre, ku shënoheshin të dhënat që nga projektimi, ndërtimi dhe vendosja.
Ai tregoi gjithashtu për forcat angleze se si e kthyen Sazanin në një poligon, ndërsa bënin prova për luftën në Siri, në 2011. Një emision i pazakonte me njerëz qe heshtën për 40 vjet. Dhe folën në Shqip me vetëm një kërkesë: Le ta marre Trump, por me parë inventarizojeni ishullin dhe regjistrojeni në kadastër. Ju nuk e dini ende, çfarë pasurie fsheh Sazani!/dritare.net

















