
Sa bunkerë janë ndërtuar në Ishullin e Sazanit dhe ky fshihen! Flet ish-shefi i Shtabit!
Dritare.net

Ish-shefi i Shtabit, Mustafa Beu që ka punuar Sazan, në DritareTV rrëfeu se sa bunkerë janë ndërtuar në ishull dhe ku fshihen.
“Ishulli i Sazanit është një fortifikatë e veshur me hekur dhe beton. Është një objekt antibërthamor i ndërtuar nga shteti shqiptar. Që një objekt të jetë antiatomik duhet të ketë 30 metra trashësi dheu dhe Sazani e ka. Në nëntokën e ishullit të Sazanit gjendet një qytet po aq i madh sa ai mbi tokë. Ka vende ku do strehoheshin banorët, për këmbësorinë, spitale, komando, tunelet ku futen pikëmbështetjet e ushtrisë, topat, nëndetëset, siluruesit etj.
Në rast sulmi bërthamor në ishull je i sigurt.
Qëllimi ishte që Sazani të ishte tepër i fortifikuar. Kur u çlirua Sazani nga gjermanet në 22 tetor të 1944-ës kanë gjetur municione të ushtrisë gjermane. 6 topa në veri 130 dhe 6 topa në jug. Gjetëm edhe depozita 300 tonë me ujë në veri dhe jug. Komandën në majë të Sazanit e bëri Musolini. Në Sazan ka pasur drita që në vitin 1914. Kabulli telefonik Sazan-Romë ishte funksional, mbetjet e tij ndodhen ende te Plazhi i Gjeneralit. Në Sazan janë 6 tunele të ndërtuara nga Italia, ndërsa të tjerat nga shteti shqiptar pas çlirimit.
Në Sazan janë katër pikëmbështetje këmbësorie dhe 36 tunele bregdetare, ku futen topat. Ndërkohë gjithsej janë ndërtuar 4752 bunkerë në Sazan. Një bunker atëherë kushtonte 114 mijë lekë të vjetër, ndërsa sot kushton shumë më shumë”, tha zoti Beu./M.K-dritare.net

















