Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Shoqja e ngushtë tregon fotot e rralla, ja si ka qenë princeshë Meghan adoleshente!

Shoqja e ngushtë tregon fotot e rralla, ja si ka qenë princeshë
Meghan Markle është vajza më e kërkuar, më e klikuar dhe më e ndjekur e momentit. Pas shpalljes së fejesës me princin e Anglië, Harry, e gjithë vëmendja është zhvendosur tek ajo.

Kështu, mikja e saj e ngushtë e fëmijërisë, Ninaki Priddy, ka publikuar 50 foto nga jeta e saj me mikeshën, nga mosha 5 vjeçare, deri më sot. Në të gjitha fotot vërehet një Meghan gjithmonë e qeshur dhe e këndshme.

Vajzat kanë qenë të pandara nga ditët e tyre të para në Shkollën Private “Little Red School” në Hollivudit, deri në shkollën private për vajza “Immaculate Heart”, në Los Anxheles.

Meghan, të cilën shoqëria e thërriste “Markle Sparkle” (Markle xixëllonja), njihej nga shoqet e klasës si një studente e dashur, që ndihmonte të gjithë dhe shumë inteligjente.

Meghan studioi në Universitetin Northwestern School of Communication të Ilinois, teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Në kohën kur u diplomua në vitin 2003, ajo tashmë e kishte nisur karrierën e saj si aktore në telenovelën amerikane General Hospital. Më pas, aktroi në serinë CSI dhe filmi i saj më i rëndësishëm është Suits, ku luante personazhin Rachel Zane.

Por të gjitha filmat e saj eklipsohen, pasi të gjithë jemi në pritje të dasmës së shumëpritur me princin e pestë në linjë, Princ Harry, që do të zhvillohet në maj të vitit 2018./d.r-dritare.net