Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Rreth etimologjisë së fjalës BAJRAM!

Rreth etimologjisë së fjalës BAJRAM!

Nga Bledi Filipi

Kurban Bajrami(arabisht: عيد الأضحى‎
ʿīd al-aḍḥā,turqisht: Kurban Bayramı, sq. "Festa e Flijimit")
BAJRAM m."secila nga dy festat më të mëdha të komunitetit fetar mysliman: Bajrami i Madh e Bajrami i Vogël.

Fjalë e mbarë gjuhës. Huazim nga turq. bayram"festim, gazmend" me burim prej persishtes. Toskërishtja ka përgjithësisht barjam me metatezë. Përdoret si emër personi dhe familjesh me forma të ndryshme: Bajrami, Barami, Bami, Bajraj, Bajri, Bajro, Bajrushi kryesisht në Veri; Barjam, Bajo kryesisht në Jug.

Del në toponimi: Bajrambeg, një lagje në Dibër të Madhe. Ka shkuar edhe në gjuhë të tjera ballkanike e më përtej deri në polonishte e në gjuhët perëndimore.
Që të kuptojmë këtë etiomë më parë duhet të shohim kuptimin e fjalës Id festë apo festival. I referohet festave fetare, në mënyrë tipike Id el-Ad'ha (Kurban Bajrami) dhe Id el-Fitr (Fitër Bajrami), dy festave kanonike të kalendarit mysliman.

Id-et karakterizohen zakonisht nga lutje dhe predikime të veçanta, nga tubimet familjare, vizitat familjare, vizita te familja e zgjeruar dhe te miqtë, vepra të veçanta bamirësie dhe shpërndarje dhuratash dhe ëmbëlsirash.
Idu'l-Ad'ha Festa e Kurbanit. Njihet gjithashtu si Bajrami i Vogël. Festohet në fund të haxhit vjetor në Mekë, në ditën e dhjetë të idhulhixhes, në muajin e haxhit. Kafshë të patëmeta sakrifikohen në përkujtim të dashit që u zëvendësua nga Zoti kur Abrahami u urdhërua që të sakrifikonte djalin e tij Ismailin, si një provë për besimin. Vetëm një pjesë, zakonisht një e treta, e mishit të kësaj duhet të konsumohet nga familja që e ka flijuar kurbanin; pjesa tjetër duhet t'u shpërndahet të varfërve.

Për ata që nuk janë në haxh, festa përfshin vizitat në xhami dhe në varret e të afërmve. Ajo zgjat tri ditë dhe spërfshin shpërndarjen e dhuratave dhe ëmbëlsirave, si dhe pritjen e miqve dhe vizitat në familjen e zgjeruar.
(Bibl.: Çabej SE II 134, Ndreca 73, Dizdari Fj. 60, Topalli, 2017, FOI, 2017:152).
#etimologji./dritare.net