Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Një metër distancë!

Një metër distancë!

Nga Rea Mahmuti


E ulur diku e vetme në bregun e jetës duke e lënë puhizën të luaj me mendimet e mia.
Po ndiej dicka.
Më duket se është një palimpsest.
Palimpsest nuk është një vepër letrare ashtu siç mund ta njohim të gjithë .
Është një retrospektivë e thellë ndjenjash dhe mendimesh.
Më jehon në skutat më të thella të vetëdijes"Jemi në një luftë"!
Dhe arrij të përfytyroj vrasje ,masakra,dhunë,ashtu siç ka ndodhur shekuj më parë ,por hap sytë.
I injoroj këto mendime duke gënjyer frikën se nuk ka asgjë të tillë.
Është thjesht një virus.
Do të mbarojë...
Ashtu siç mbarojnë gjithë gjërat pa zemër .
Dallgët e zemëruara ,tërmetet shkatërrues ,stuhitë befasuese,të cilat vijnë përplasen ,shembin ç'duan dhe më pas largohen.
Është natyra e tyre.
Ndërsa natyra jonë është të qëndrojmë.
Të mendojmë ,të meditojmë.
Nëse arrijmë të shohim anën pozitive të errësirës do të mund të gjejmë nuancat e saj, në mos, do të flemë dhe do të zgjohemi me shpresë dhe vegim.
Ky virus nuk po na vret!
Ky virus po na sfidon me kërkesat tona që kemi lakmuar më parë!
Ndërsa dikur largoheshim prej Shqipërisë ,sot po vdesim për të qënë në rrugët e saj.
Nëse dje ankoheshim për pak kohë të lirë ,sot na mungon puna dhe shohim përtej dritares.
Nëse dje ishim mërzitur nga e shtrenjta familje ,sot po e përqafojme pas çdo viktime të shënuar në botë.
Pra,ja ku vendoset edhe "jeta" në antitezë me " të jetuarën".
Aty ku ego kërkon mëshirë prej ndjenjës reale.
Aty ku gjithcka është zhveshur prej monotonisë dhe iluzionit.
Ky virus hodhi përtej egon dhe nxorri prej sënduku fjalën "të dua" që i ishte venitur kuptimi mes emoy-eve apo shkurtimeve që nxitonim të shkruanim se mos ndoshta harxhonim pjesëzën e kohës nga agjenda jonë .
Sa paradoksale!
Sa shumë dashuri dhurohet në një metër distancë!
Arritëm më në fund të dezinfektojmë egon dhe të arrijmë tek minimalja për t'i dhënë ngjyrë vetëvetes.
Nëse heqim prekjen mbetet vështrimi.
E nëse hiqet edhe vështrimi mbetet mendimi.


Ndoshta e gjithë kjo ishte për të bërë një autoreflektim në kohën kur e kishim harruar dhe jetonim mes iluzioneve.
Ndoshta e gjithë kjo mund të ketë qënë që ne të shohim më shumë sytë e njëri-tjetrit në vend të vlerësimit të tyre.
Po ,mbase ,ndoshta.
Këtë gjë do ta vërtetojë koha kur të korrigjojë provimin që jemi duke plotësuar tani!/ Dritare.net