Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shitja e Telekom Albania, ja kush është kompania turke që bën ofertën për blerje pas serbëve!

Shitja e Telekom Albania, ja kush është kompania turke që
“Telekom Albania” tanimë është nxjerrë zyrtarisht në shitje, dhe duket se ka një ofrues të ri për ta blerë atë.

Pasi ofruesi i parë është “Telekom Serbia” tanimë në ‘lojë’ është futur edhe kompania turke, “Çalik Holding”.

Burime nga qeveria shqiptare por edhe nga Dhoma e Tregtisë së Shqipëri-Turqi kanë konfirmuar jo zyrtarisht për televizionin SCAN se gjiganti turk “Çalik Holding” ka prezantuar një ofertë për blerjen e “Telekom Albania”.

wp-image-435149" src="https://www.cdnimpuls.com/dritare.net/media/dcc8b26235ea209640ad76a1b7fc75a0.jpeg" alt="" width="702" height="351" />

Mësohet gjithashtu se oferta e turqve është konkurruese, dhe “Çelik Holding” është kandidatja kryesore për blerjen e “Telekom Albania” që është nën menaxhimin e “Deutsche Telekom”.

Por, “Çalik Holding” nuk është e panjohur në vendin tonë, pasi ajo zotëron edhe kompaninë celulare, “Eagle Mobile” dhe me blerjen e “Telekom Albania” turqit do të kenë dy nga tre kompanitë celulare në vendin tonë./ I.M-Dritare.net