Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Adriana Kalaja paralajmëron largimin nga PD: Berisha t'i lërë miqësitë e qokat!

Adriana Kalaja paralajmëron largimin nga PD: Berisha t'i

Adriana Kalaja, kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike dhe ish-kandidate për deputete në qarkun e Tiranës, ka paralajmëruar tërheqjen e saj nga aktiviteti politik brenda PD-së. Në një mesazh Kalaja shprehet se rikthimi i saj në PD do të ndodhë vetëm nëse Sali Berisha riorganizon partinë nga e para, duke u bazuar jo në miqësira dhe qoka, por në kontributet dhe meritat e secilit anëtar.

Ajo lë të kuptohet se largimi i saj është i lidhur ngushtë me mënyrën se si është strukturuar dhe drejtuar partia në periudhën e fundit.

“Do rikthehem te kontriboj njesoj ne PD, kur Berisha te riorganizoje nga e para PD, jo bazuar ne miqesira e qoka, por ne kontributet dhe meritat e gjithe secilit. Deri atehere, uroj me te mirat per Ju dhe familjet tuaja”, shkruan Kalaja.

Ky qëndrim vjen në një moment kur brenda Partisë Demokratike vazhdojnë tensionet dhe përplasjet për drejtimin dhe organizimin e saj pas ndarjes së thellë që ndodhi me krijimin e fraksioneve pro dhe kundër Berishës. Kalaja ka qenë një figurë aktive dhe e zëshme në mbrojtje të vlerave demokratike brenda partisë, dhe deklarata e saj e fundit është një tjetër sinjal për krizën e brendshme që PD po përjeton./L.F-dritare.net