Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse e vranë Çajup Selimin? I penduari i drejtësisë tregon detaje

Pse e vranë Çajup Selimin? I penduari i drejtësisë tregon

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e grupit të Laert Haxhiut, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, duke treguar detaje për vrasjen e biznesmenit në 2018 në Tepelenë Çajup Selimi.

I pyetur nga prokurori Behar Dibra për arsyen e vrasjes së Selimit, ai tha se u vra pasi kishte pasur konflikte me Erisiano Abedinin, dhe sipas tij, i kishte ngacmuar nënën.

Pjesë nga dëshmia në GJKKO:

Tafani: Mora vesh nga Laerti se u vra pasi Erisiano kishte pas probleme dhe konflikte me të. Kishin pas sherr sepse Çajupi kishte ngacmuar nënën e Erisianos.

Duke qenë se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg, Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua.

Pas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin, në një vilë ku ishin me të dashurat./K.C/dritare.net