Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Goditja ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës/ SPAK del me njoftim zyrtar: Masa sigurie për 11 shqiptarë

Goditja ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës/ SPAK del me


Një rrjet i madh trafiku ndërkombëtar droge është goditur nga autoritetet shqiptare dhe ato finlandeze, pas një hetimi të gjatë dhe të koordinuar mes vendeve. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se janë vendosur masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale që trafikuan lëndë narkotike në Finlandë dhe vende të tjera europiane.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, po vijon hetimet për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe Policia e Lounais-Suomi, lidhur me hetimet e zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale të përbëra nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.

Më 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta, është krijuar një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, përfshirë edhe departamente të tjera të policisë së Finlandës Jugperëndimore dhe Helsinkit.

Gjatë 18 muajve të hetimeve intensive janë përdorur metoda speciale si përgjime telefonike, regjistrime të fshehta fotografike dhe video, dhe është realizuar shkëmbim informacioni në kohë reale me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.

Zbulimet kryesore nga hetimet:

Nga provat e administruara, rezulton se gjatë viteve 2022 dhe në vijim janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, të përbëra nga shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuara, organizuara dhe drejtuara nga shtetas shqiptarë, kanë trafikuar në territorin e Republikës së Finlandës sasi të konsiderueshme të narkotikëve me rrezikshmëri të lartë, përfshirë kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Lëndët narkotike transportoheshin nga Holanda dhe Spanja dhe më pas shpërndaheshin në disa qytete të Finlandës përmes një rrjeti të mirëorganizuar trafikantësh. Karakteristikë e grupeve ka qenë bashkëpunimi mes tyre, ku disa anëtarë vepronin për më shumë se një grup kriminal njëkohësisht.

Një pjesë e këtyre individëve janë arrestuar dhe dënuar nga autoritetet finlandeze.

Episodet e dokumentuara (2022–2024):

Trafikimi dhe shitja e rreth 400 kg amfetaminë
Mbi 500 kg kanabis
Sasi të konsiderueshme kokaine
Shpërndarje masive e ekstazit dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjera.

Masa sigurie dhe arrestime:

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 52, datë 02.06.2025, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj 11 shtetasve shqiptarë, në bazë të nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Më 3 qershor 2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Policisë së Shtetit zbatuan masën e sigurisë për 9 nga këta persona:

B.S. (27.01.1985)
E.A. (alias E.T., 07.02.1991)
A.M. (07.06.1981)
K.Q. (14.04.1981)
T.K. (alias T.T., 15.10.1977)
G.S. (05.07.1994)
E.M. (29.05.1983)
L.H. (09.01.1983)
D.L. (07.06.1983)

Gjatë ekzekutimit të këtyre masave janë ushtruar kontrolle në banesa dhe biznese, duke sekuestruar:


8 automjete
13 telefona celularë

Prova shkresore të ndryshme

Në këto operacione morën pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit të Finlandës dhe policisë së Helsinkit dhe Turkut. Ndihmë të veçantë ofroi edhe Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke garantuar koordinimin mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe ndjekjen e anëtarëve të tjerë të rrjetit, si dhe për gjurmimin e pasurive të përfituara nga aktivitetet kriminale./K.C/dritare.net