Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpallen fituesit! Vilat qeveritare në Vlorë e Shkodër do bëhen hotele luksoze, edhe shteti partner!

Shpallen fituesit! Vilat qeveritare në Vlorë e Shkodër do

Studio “Saunders Architecture” dhe studio “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP” janë fitueset e Konkursit Ndërkombëtar "Hospitality Albania", ku më herët u prezantuan projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në Shkodër dhe Vlorë, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse të turizmit elitar.

Rezidenca qeveritare në Shkodër do të ‘rijetësohet’ nga studio “Saunders Architecture”, ndërsa ajo në Vlorë nga studio “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”.


"Ideja ishte qe ta mbanim vilen sic ishte që në skicën e parë kur do hynim ne konkurs. Të mbahet dhe te ruhet kjo vile. Ajo duhet të tregojë të kaluarën.

Shpallen fituesit! Vilat qeveritare në Vlorë e Shkodër do

E gjithe ndërtesa nuk duhet te jetë si kala por njerëzit te kenë deshire te hyinë ta shohin. Doja që kjo ndërtesë të jetë identitet me vete. Kjo jep pervoje. Ne vendosem që të ndërtonim parkimim poshte qe mos duket dhe ekipi ynë s'ka nevojë per shume infrastrukture.


Mendojmë te kemi 30 dhoma dhe te kemi infrastrukture ne hotelin tjeter. Kati i parë mund të jetë nië pjese publike qê té jete një ndërtesë per te gjithe njerëzit madje edhe hotelet e tjera ta perdorin. Te ketë dhe nje SPA cilësor, pastaj janë dhomat qe janë sipër dhe salla e konferencave”,- tha përfaqësuesi i studios “Saunders Architecture”.

Shpallen fituesit! Vilat qeveritare në Vlorë e Shkodër do


Transformim do të pësojë edhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë. Përfaqësuesi i studios “Practica” tha se ndërtesat që do të rrethojnë rezidencën qeveritare në Vlorë do të jenë 8-10 kate, të cilët do të kenë një pishinë që i bashkon.

"Perbërësi i pare eshte se kemi të bëjme me një gjumë të vogël dhe një numër te vogël dhomash që do të thote më pak rremujë. Kjo eshtë zemra e projektit. Ideja është që duam të ndërtojmë dy struktura me gjumè të vogël ndërtimi. Të gjitha ndërtesat që e rrethojné janë 8-10 kate.

Ketu kemi mundësi per të pasur një hapësire monumentale me lartësi më të madhe por gjume me te vogël ndërtimi por të shohë nga perëndimi dhe te jetë nje lloj siluete që vë në kuader pamjen.

Do te kete nje pishinë që bashkon ndërtesat. Perbëresi i dytë te jetë ekskluzive, pra të tërheqë udhëtarët që folëm e për të tërhequr nje audiencë te re të turizmit e jo domosdoshmërisht dikë qe eshte i interesuar per luksin e mermerit e ferrarit por për luksin e pervojes pra pervoje ekskluzive.

Ndërtesat janë te thjeshta dhomat me hapésiré. Secila dhomë ka dy kahe sheh lindjen dhe perendimin e diellit. Punimet do te jene druri. Perbërësi i trete që i jep gjithe gjëse një bazë ku të mbështetet: eshte e shëndetshme pra një hapesire qe premton shëndetin pra eshte hapësire qe te rigjeneron dhe ketë e kemi kthyer ne një qendër për shëndetin, jo një klinike por ata njerëz qe janë te vetëdijshëm për kujdesin dhe shëndetin.

Kemi propozuar disa shtëpi në pemë qe e rrethojnë janë te trupëzuara ne pemë. Në fazën tjetër mund te keté edhe ndértesa rezidenciale duke qenë se hapësira është e madhe dhe kthimi i investimit vetëm me projektin fillestar eshté goxha i ngadalte" tha Përfaqësuesi i studios “Practica”.

“Hospitality Albania” siç tha kreu i qeverisë është bazuar në modelet e Italisë dhe Spanjës, ndërsa shteti do të konsiderohet partner në këtë investim që pritet të sjellë të ardhura.

"Është një rrugë e re që ne po e shkelim, besoj unë me sukses, po mbi të gjitha ku po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar. duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin, duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë", tha Rama.
Nisma “Hospitality Albania” synon të çlirojë dhe të maksimizojë potencialin e këtyre aseteve të veçanta, duke i integruar në tregun fitimprurës global të turizmit, një sektor kyç për të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Projekti do të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave, duke i kthyer këto prona në qendra tërheqëse që reflektojnë harmoninë mes inovacionit dhe peizazhit unik natyror.

Përmes kësaj nisme, synohet krijimi i një precedenti për zhvillimin e qëndrueshëm dhe efikas të pronave shtetërore, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore dhe teknologjitë më të avancuara me një vizion të integruar për luksin, mikpritjen dhe qëndrueshmërinë. Procedura konkurruese ndërkombëtare për realizimin e projektit të investimit “Hospitality Albania“ zhvillohet nëpërmjet dy fazave: faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes./shqiptarja.com