
Unë djali i Koço Qendros që u adoptova nga tezja. Historia e gazetarit të njohur!
Dritare.net
Në një nga intervistat më emocionale të tij, gazetari i njohur Tami Kona ndau për herë të parë detaje të rralla nga jeta e tij personale në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV. Ai foli për origjinën e tij, për babanë biologjikm aktorin legjendar Koço Qendro dhe djalin që u rrit nga tezja.
“Unë jam djali i Koço Qëndros, por u rrita nga tezja,” rrëfeu Kona me sinqeritet. “Nëna që më rriti ishte motra e mamasë sime biologjike. Ajo nuk mund të bënte fëmijë, prandaj më mori mua. Nuk e mora vesh menjëherë, por që në klasë të parë kur pashë se të gjithë shokët kishin nëna më të reja, fillova të dyshoja.”
Gazetari tregoi se çdo verë e kalonte në Korçë, ku kishte një lidhje të veçantë me familjen biologjike, por pa e ditur të vërtetën deri në adoleshencë. “Kur e mësova që Koço ishte babai im, nuk më befasoi. E kisha ndjerë gjithmonë, por e kam ruajtur për vete derisa një ditë ia thashë vetë. Ai u prek shumë.”, tregon gazetarit./K.C/dritare.net

















