Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shifra rekord në Gusht/ Ja kush është turisti i 1 miliontë në Shqipëri!

Shifra rekord në Gusht/ Ja kush është turisti i 1 miliontë
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot se në vendin tonë, vetëm në 20 ditët e para të Gushtit kanë hyrë plotë 1 milionë turistë.

Rama shkruan se ka hyrë në vendin tonë turisti i 1 miliontë, ndërsa ajo është vogëlushja nga Austria Luisa.

“TURISTI I 1 MILION-të?

Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme?

Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar?

Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz që patriotizmin duhet ta masim në radhë të parë me kontributin në pastërtinë e mjedisit, respektimin e rregullave dhe në rrezatimin e traditës shqiptare të mikpritjes? Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social☀️

#smilealbania???”-shkruan Rama./ I.M-Dritare.net