
Një dash nuk ka kurrë durim për të lexuar libra të trashë, ndërkohë që një virgjëreshë nuk i preferon romancat e dashurisë. Nëse doni t'i dhuroni dikujt një libër, zbuloni se cilat janë preferencat e çdo shenje astrologjike.
Dashi. Për një person të shenjës se dashit blini libra strategjish, luftërash apo ata që flasin për çështjet ushtarake.
Demi. Demat adhurojnë librat e trashë dhe sidomos ata që kanë edhe figura apo foto. Këta persona e duan artin dhe pikturën kështu që një libër që lidhet me to do të ishte ideal për t'u dhuruar.
Binjakët. Për të surprizuar një binjak dhurojini pese ose gjashte libra me subjekte të ndryshme. Mendohuni mirë për përzgjedhjen dhe mësoni nëse ai i ka lexuar më parë apo jo.
Gaforrja. Gaforret i adhurojnë librat e vjetër dhe të shkruar me dorë. Një vepër unike do t’i mrekullonte pa mase.
Luani. Për luanët keni disa mundësi përzgjedhjeje. Ju mund t'i dhuroni një libër të fundit të fushës me të cilën ai merret, një libër me poezi dashurie, një enciklopedi ose një libër mbi gjenitë e botës.
Virgjëresha. Virgjëreshave duhet t'iu dhuroni libra që ata nuk i kanë në bibliotekë. Duke qenë se ju pëlqen mjekësia, ata i pëlqejnë mjaft veprat që lidhen me të.
Peshorja. Për peshoret duhet të bëni kujdes sepse librat që do t'i dhuroni duhet të jenë në përputhje me ata qe ai ka. Subjektet që preferonë me shumë janë: arti, moda dhe estetika.
Akrepi. Personat e shenjës së akrepit preferojnë librat që kanë imazhe dhe shpjegime të detajuara. Ata me subjekt: menaxhimin, negociatat dhe okultizmin janë ndër më të preferuarit.
Shigjetari. Një shigjetari duhet t'i dhuroni një libër serioz, tema e të cilit të jete interesante dhe nxitëse, pasi personat e kësaj shenje janë intelektuale dhe aspak sipërfaqësore.
Bricjapi. Bricjapëve nuk ju pëlqen shumë të lexojnë dhe preferojnë më shumë të shkojnë të shohin film apo teatër.
Ujori. Personave të shenjës së ujorit ju pëlqen të lexojnë libra fanta-shkencë ose libra që flasin për teknologjitë e reja. Duke qenë edhe mjaft modernë ata preferojnë librat në format elektronik.
Peshqit. Çfarë preferojnë peshqit? Ata adhurojnë librat që flasin për dashurinë, shoqërinë, filozofinë ose psikologjinë. Ofrojuni libra të tillë dhe nuk do rreshtin së lexuari. /A.S-Dritare.net

















