Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Çdo deputet gaboi me firmën që i dha Endri Shabanit!

Berisha: Çdo deputet gaboi me firmën që i dha Endri Shabanit!

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Sali Berisha tha edhe njëherë se dhënia e firmave për Endri Shabanin si kandidaturë për Avokat Populli ishte një gabim nga çdo deputet demokrat. Ai tha se ishte akt i nxituar, por PD i tërhoqi firmat dhe se është votuar vetëm me votat e PS.

“Ka qenë akt i nxitur dhe gabim i çdokujt që ka firmosur. Dje kërkova ndjesë para demokratëve dhe përsëri kërkoj ndjesë publike për këto firma dhe këtë akt të nxituar të deputetëve të PD. Nuk mund ta bënin atë. Këto firma u dhanë në një periudhë kur u vendos një koalicion opozitar në mbështetje të kandidatit të bashkisë për Tiranën, por nga ana tjetër theksoj se firmat janë tërhequr me firmë. Janë tërhequr me firmë, jo me deklaratë publike dhe në mënyrë absolute në çdo parim dhe në çdo ligj, ai nuk është kandidat i opozitës. Deri në momentin e fundit, propozuesi ka të drejtë të tërheqë propozimin. Shabani nuk ka pasur asnjë firmë nga PD në momentin që është votuar. Asnjë deputet i PD nuk ka votuar për Endri Shabanin. Deri në momentin e votimit, propozimi mund të tërhiqet dhe ai ishte tërhequr ditë më parë. Kështu që askush nuk mund të përligjë, të mashtrojë të bëjë tellallin e Ramës, se e bëri meqë kishte firmos opozita. E bëri sepse donte të merrte me çdo kusht institucionin”, tha Berisha.