
Vdekja e 3-vjeçarit, mjekja: Prindër, asnjëherë mos anashkaloni këshillimin me pediatrin!
Dritare.net

Pediatria Zerina Sheme ka komentuar ngjarjen e rëndë, vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiut pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikë dentare, për të trajtuar dhëmbët.
Përmes një postimi në ‘Instagram’, pediatria sqaron se asnjëherë prindërit nuk duhet të anashkalojnë këshillimin me mjekun pediatër të familjes, edhe në rast se ka dhëmbë të prishur fëmija, do të jetë mjeku ai që do ta adresojë tek stomatologu.
Lidhur me trajtimin e 14 dhëmbëve që i është bërë 3-veçarit, pediatria sqaron se kjo mund të ketë qenë një sindromë metabolike me keqthithje ose ndonjë intolerancë ndaj glutenit.
Ndër të tjerja, mjekja pediatre shton: “Organizmi funksionon si një i tërë.Prandaj problemi duhet trajtuar në thelb, duke gjetur shkaktarin. Kërkoni informacion tek kompetentët”.
“Përtej dhimbjes që na shkaktoi lajmi i trishtë për fëmijën tre vjeçar, më lejoni të shpreh opinionin tim si mjeke Pediatre e Përgjithshme, kliniciste....
Së pari i shpreh ngushëllimet e mia familjes. Për të gjithë lexuesit e postimit, kisha një sugjerim..
Mos e anashkaloni asnjëherë këshillimin me mjekun pediatër të familjes! Në rast se fëmija ka një dhëmb të prishur do t'a adresojë tek stomatologu.
Nëse ka 14 dhëmbë të prishur do të thellohesha në diagnozë.... Mund të jetë një sindromë metabolike , me keqthithje, Ose ndonjë intolerancë ndaj glutenit ( Celiakia).
Mund të jetë një deficit i fluorit, një mungesë e jodit. Anemi nga mungesa e hekurit, ose talasemi minore, prani të metaleve të rënda në gjak; ndonjë deficit enzimatik I lindur i mëlçisë, etj etj...
Organizmi funksionon si një i tërë... Prandaj problemi duhet trajtuar në thelb, duke gjetur shkaktarin.
Kërkoni informacion tek kompetentët.... Kirurgjia largon pasojën por nuk trajton shkakun, thelbin e këtij çrregullimi”, shkruan mjekja./M.K-dritare.net
View this post on Instagram

















