Na ndiqni edhe në

Shëndet

Shkolla nisi, bashkë me të fillojnë dhe virozat. Si të kujdesemi për të vegjlit!

Shkolla nisi, bashkë me të fillojnë dhe virozat. Si të

Me nisjen e vitit të ri shkollor, fillon edhe rritja e rasteve me viroza që prekin të vegjlit. Sipas mjekëve këto infeksione janë më të zakonshme gjatë periudhës së kalimit nga vera në vjeshtë, kur luhatjet e temperaturës dhe grumbullimet në shkolla favorizojnë përhapjen e tyre.

Simptomat kryesore të virozave stinore

Fëmijët mund të shfaqin një ose më shumë nga këto simptoma:

Temperaturë të lartë (deri në 39-40°C)
Dhimbje fyti
Kollë
Të vjella dhe diarre
Skurje e syve dhe teshtima
Kollë dhe bronkit
Virozat janë ngjitëse dhe shpesh shfaqen me simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe COVID-19, por nuk janë të njëjta. Nëse temperatura e lartë zgjat më shumë se 24 orë, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e duhur.

Këshilla për prindërit

-Mos dërgoni fëmijët në shkollë nëse kanë temperaturë të lartë, për të parandaluar përhapjen e infeksionit dhe për t'i dhënë mundësinë trupit të luftojë virusin.
-Siguroni hidratim të mjaftueshëm, duke ofruar ujë dhe lëngje të tjera gjatë gjithë ditës.
-Shmangni përdorimin e antibiotikëve pa këshillën e mjekut, pasi këta ilaçe janë efektivë vetëm kundër infeksioneve bakteriale dhe mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara.
-Kujdesuni për higjienën personale, duke inkurajuar fëmijët të lajnë duar shpesh dhe të përdorin shami për teshtimat dhe kollën.
-Mbani fëmijët në ambiente të pastra dhe të ventiluara, duke shmangur grumbullimet e shumta në vende të mbyllura.


Kur të kërkoni ndihmë mjekësore

Nëse fëmija ka temperaturë të lartë për më shumë se tre ditë, shfaq dhimbje të forta koke, vështirësi në frymëmarrje, ose nuk mund të mbajë lëngje, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të marrë trajtimin e duhur dhe për të parandaluar komplikimet./K.C/dritare.net