
Pse nuk keni muskuj barku edhe pse bëni ushtrime!
Dritare.net

Bëni ushtrime dhe përsëri nuk i shihni muskujt e barkut gjëkundi? Mos u mërzisni, nuk është faji juaj. Keni plot njerëz aty jashtë të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim me ju. Pikë së pari, ushtrimet që ju bëni për barkun nuk ju ndihmojnë të hiqni dhjamin me patjetër në atë zonë. Studimet kanë treguar se nuk ka asnjë vlerë shënjestrimi i një zone specifike të trupit tuaj në përpjekje për të djegur dhjamin, sepse kjo teknikë është joefektive. Bazuar në mënyrën se si funksionon trupi juaj kur ju stërviteni, ju humbni yndyrë, thjesht jo domosdoshmërisht në vendet që dëshironi. Nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, do të jetë e vështirë të formoni muskuj barku vetëm duke bërë ushtrime. Shtresa e dhjamit mund t’i bëj jo të dukshëm për syrin tuaj dhe të tjerëve muskujt në barkun tuaj. Sigurisht, ju mund ta humbisni dhjamin duke u ushtruar, por nëse nuk kombinohet me një dietë, mund të mos jetë e mjaftueshme. Ajo që hani është më e rëndësishme. /S.F.-dritare.net

















