Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse disa njerëz janë imunë ndaj koronavírusit?/ Shkencëtarët kanë një përgjigje!

Pse disa njerëz janë imunë ndaj koronavírusit?/

Shkencëtarët nga e gjithë bota po përpiqen të hedhin dritë mbi të ashtuquajturën rezistencë ndaj kovídit, pavarësisht se disa njerëz janë ekspozuar shumë ndaj koronavírusit dhe jo vetëm që nuk sëmuren, por nuk zhvillojnë as ínfeksion asimptomatik. Sekreti mund të jetë te gjenet. Ndër karakteristikat që e bëjnë koronavírusin delikat është ndryshimi në ashpërsinë e ínfeksionit, i cili mund të ketë mungesa të simptomave (forma asimptomatike) deri në shfaqjen e komplikimeve aq të rénda sa çojnë në vdékje të pacíentit. Ekipi i ekspertëve nga Universiteti i Tor Vergata i udhëhequr nga profesori Giuseppe Novelli, një gjenetist i njohur ndërkombëtarisht dhe ish-rektor i universitetit të Romës, po studion këtë rezistencën e njerëzve ndaj kovídit. Shkencëtarët italianë po punojnë ngushtë me kolegët nga Universiteti Rockefeller në New York dhe institute të tjera, të gjithë të mbledhur nën kujdesin e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gjenetikës (Covidhge). Shkencëtarët po analizojnë në mënyrë të plotë ADN-në e këtyre njerëzve me fat për të kuptuar se pse ata arrijnë ta shmangin sémundjen dhe ínfeksionin, ndërsa janë të ekspozuar ndaj vírusit. Një nga rastet më domethënëse, i treguar nga Mattino di Napoli, ka të bëjë me një çift nga Terni që u transferua në Milano. Burri u sémur dhe kaloi në pneumoni, partnerja e tij u kujdes për të gjatë gjithë kohës sepse nuk e dinte që kishte kovíd, informon dritare.net. Testet serologjike konfirmuan se ai e kishte kaluar vírusin, ndërsa ajo, jo. Si është e mundur?

Pse disa njerëz janë imunë ndaj koronavírusit?/

Shkencëtarët mendojnë se gjenetika mund të qëndrojë pas kësaj mburoje imune, siç është rasti me ínfeksionin HIV. Besohet se rezistentët ndaj Covíd-19 mund të kenë një mutacion ose mutacione të shumëfishta që kanë efekt mbrojtës. Sipas shkencëtarëve janë identifikuar rreth pesëdhjetë gjene që lidhen me ndjeshmërinë ndaj ínfeksionit. Muajt e fundit, shkencëtarët e Konsorciumit kanë zbuluar se 10-15 për qind e rasteve të réénda të ínfeksionit të koronavírusit janë për shkak të gjenetikës, ose më saktësisht nga ndryshimet që ndikojnë në funksionimin e interferonit të tipit I. (IFN I), proteina që i përket familjes së citokinave që rregullon aktivitetin e sistemit imunitar. Disa pacíentë që sëmuren rëndë kanë autoantitrupa të aftë ta sulmojnë këtë proteinë dhe ta shkatërrojnë atë, ndërsa të tjerët nuk e prodhojnë atë në mënyrë korrekte për shkak të mutacioneve. Rezistentët, mund të kenë një gjen të mutuar që i lejon ata të prodhojnë një sasi më të lartë të interferonit dhe për këtë arsye të mbrohen. Në çdo rast, gjuetia e subjekteve rezistente, sipas Institutit, Novelli al Mattino, nuk do të jetë e lehtë. “Ne kemi një protokoll të aprovuar nga komiteti ynë i etikës. Shumë po na shkruajnë për të marrë pjesë. Por ne duhet të jemi të sigurt se ata i plotësojnë kushtet, për shembull se i kanë bërë të gjitha testet për kovídin.”, nënvizon një shkencëtar i institutit, duke iu referuar si tamponëve molekularë, ashtu edhe testeve serologjike që kërkojnë antitrupa. Imuniteti, siç shpjegon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve ínfektive në Universitetin e Triestes, nuk është vetëm i llojit të antitrupave, por edhe qelizor. Për më tepër, sipas ekspertit, duhet të kihet parasysh se imuniteti natyror ka një kohëzgjatje të caktuar (vlerësohet të paktën 8 muaj, sipas një studimi të fundit australian) dhe që tamponët nuk janë të pagabueshëm. Me pak fjalë, identifikimi se kush është me të vërtetë rezistent nuk do të jetë i lehtë, por nëse këta studiues ia dalin ta zbulojnë do të na japin një përgjigje./Përshtati për dritare.net: Kadrije Çako