Me këto mënyra mund t'i mbroni flokët nga dielli i nxehtë!
Dritare.net
Të shkurtër apo të gjatë, të drejtë apo kaçurrela, me ardhjen e verës dhe ditët me shumë diell, në plazh apo pishinë, flokët dobësohen, bëhen të brishtë dhe të vështirë për t’u krehur.
I nxehti, ajri i kondicionuar, rëra, uji me kripë dhe klori në pishina janë faktorët kryesorë që i dëmtojnë flokët.
Të kujdesesh për flokët gjatë stinës së bukur të verës, është e rëndësishme. Në këtë mënyrë, flokët tanë do të duken më të plotë.
Këto janë disa këshilla praktike si t’i mbroni flokët gjatë sezonit të verës:
Kujdesu së pari për rrënjën e flokëve. Më pas aplikojmë një vaj mbrojtës, si për shembull, vaj shege, kokosi ose ulliri veçanërisht tek majat.
Përdor gjithmonë një kapele prej kashte në verë.
Pas një ekspozimi të gjatë në diell, flokët bëhen shumë të ashpër, prandaj në darkë përdor një vaj hidratues, sipas dëshirës i cili i kthen në gjendjen normale flokët. Praktikoji të gjitha këto mënyra fantastike për të pasur gjithmonë flokë të shëndetshëm./M.T/dritare.net