Na ndiqni edhe në

Shëndet

Kurrë mos hani pas kësaj ore! Këshilla e doktorit Spiro Qirko!

Kurrë mos hani pas kësaj ore! Këshilla e doktorit Spiro Qirko!

Në një intervistë për Dritare TV, mjeku i njohur Spiro Qirko ngriti alarmin për rritjen shqetësuese të obezitetit, duke e cilësuar atë si një nga sfidat më të mëdha të mjekësisë moderne. Ai theksoi se obeziteti nuk është thjesht një çështje estetike, por një sëmundje serioze që ndikon negativisht në shumë organe dhe çon në pasoja të rënda shëndetësore.



“Shpesh, njerëzit e shohin si një problem kozmetik, por në të vërtetë është një sëmundje me pasoja të rënda për cilësinë dhe jetëgjatësinë e individit”, tha mjeku.


Qirko foli me shqetësim për mënyrën e të ushqyerit në Shqipëri dhe mungesën e edukatës ushqimore që nis që në fëmijëri. Ai solli si shembull vende si Anglia, ku në shkolla ka kujdestarë që ndalojnë fëmijët të blejnë ushqime të pashëndetshme gjatë pushimeve.


Mjeku tha se në përditshmërinë e tij si mjek, ka përshtypjen se 1 në 3 persona janë tashmë mbi peshë. Sipas tij, një ndër shkaqet kryesore është stili i jetesës sedentare dhe oraret e çrregullta të ngrënies.

Kurrë mos hani pas kësaj ore!

Doktor Qirko theksoi rëndësinë e orarit të ngrënies dhe nënvizoi se ngrënia në orët e vona të mbrëmjes është veçanërisht e dëmshme. “Nëse nuk kemi një ndalesë, një vetëpërmbajtje, hamë trefishin e asaj që kemi nevojë. Kjo ngarkon organizmin dhe rrit yndyrnat në mënyrë të frikshme”, u shpreh ai.


Trashëgimia nuk është justifikim!

Edhe pse trashëgimia mund të luajë rol, ai theksoi se askush nuk duhet të fshihet pas saj. “Kam parë shumë njerëz me prindër mbipeshë, por kjo nuk do të thotë që të mos reagojmë. Sot, sëmundjet e zemrës po prekin edhe të rinjtë për shkak të obezitetit,” tha ai.

Zgjidhja nuk janë vetëm ilaçet

“Obeziteti nuk zgjidhet me medikamente, por me ndërgjegjësim dhe stil jetese të shëndetshëm,” përfundoi mjeku./E.P-dritare.net