Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja çfarë duhet të konsumoni në darkë!

Ja çfarë duhet të konsumoni në darkë!

Nëse mendoni që vaktin e darkës mos ta konsumoni, bëni gabim. Çdo vakt është i rëndësishëm, ama nëse hani shëndetshëm. Më poshtë po ju tregojmë disa pjata që duhet të zgjidhni për një darkë të shëndetshme.

Vezët janë burim proteinash. Ato përmbajnë aminoacide të cilat ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Zgjedhja më e mirë janë vezët e ziera ose omëleta e gatuar me një sasi minimale vaji.

Një copë e vogël djathi ka rreth 100 kalori, që do ju bëjë të ndjeheni të ngopur para se të flini. Dhe rrushi është i pasur me malatonin.

Baza e kësaj pjate është humusi. Kjo pjatë është shumë e shëndetshme, nëse shoqërohet edhe me perime të prera në formë shkopinjsh, si kastraveci, kungulli i njomë ose karotat.

Në darkë është më mirë të zgjidhni misër të zier sesa misër të konservuar. Ky produkt ju ndihmon në largimin e kolesterolit të tepërt nga trupi.

Për darkë është shumë mirë të zgjidhni peshk sesa ndonjë lloj tjetër mishi. Për shembull ju mund të zgjidhni salmonin që është i pasur me omega-3./K.C/dritare.net