
Do t’i hanit krimbat e verdhë tani që janë aprovuar për konsum njerëzor?
Dritare.net
Si ju duket një smoothie me krimba të verdhë? Ky lloj krimbi u bë ushqimi i parë i këtij lloji që u aprovua në Evropë për konsum njerëzor, nga autoriteti i BE-së për sigurinë e ushqimit. Përfundimi i shkencëtarëve, mund të çojë që brenda disa muajve BE-ja të miratojë krimbat e verdhë si një produkt i përshtatshëm për raftet e supermarketeve dhe bufetë e kuzhinave në të gjithë kontinentin. Ushqimi me insekte prej kohësh është parë si një pjesë e zgjidhjes për të ulur emetimin e gazrave serë në prodhimin e ushqimit.
Krimbat e verdhë ushqehen zakonisht në ferma me miell gruri ose krunde. Komponentët e tyre kryesorë janë proteina, yndyra e fibra dhe thuhet se ofrojnë një burim ushqimi potencialisht të qëndrueshëm dhe me emetim të ulët të karbonit për të ardhmen. Kur thahet, insekti i ngjashëm me vemjen, me proteina të larta, thuhet se ka më shumë shijen e kikirikëve./K.C/dritare.net

















