Tërmeti/Sandër Lleshaj: Ajo që pason tani është hetimi

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një komunikate për shtyp, gjatë një vizite në Durrës, tha se pas tërmetit, do të vijë hetimi. Kush është përgjegjës, për pallatet të cilat janë ndërtuar jashtë  parametrave të duhur, dhe pa cilësi, do të përballet me ligjin.

“Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia e gjithkujt që ka lidhje me dëmtimin e banesave.  Ajo që pason tani është hetimi. Hetimi i thelluar i dokumentacionit, i përgjegjësive dhe kemi dy kategori përgjegjësish këtu: kemi kompanitë e ndërtimit ose ndërtuesit, të cilët kanë ndërtuar pallate me cilësi jo të përshtatshme; kemi ata që kanë ndërhyrë në pallate dhe i kanë kthyer ata në rrezik për qytetarët, dhe kemi edhe administratorët, kemi pjesë të administratës, të cilët kanë qenë rojet publike që këto gjëra të mos ndodhin”, tha ministri Llesha./L.F-dritare.net

LEXO DHE :   Vettingu, konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Durrësit

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.