Sallatë me fruta deti

Sallata me fruta deti është një antipastë e freskëta dhe e shijshme që përgatitet me karkaleca deti, oktapod, sepje dhe kallamar. Ditët e ngrohta po vijnë dhe verën e kemi përpara. Kështu që pse të mos e nisim me këtë pjatë të freskëta, që na kujton gjithë shijen e detit dhe plazhit?

Për 4 persona nevojitet:

1 oktapod 700 g

1 sepje

1 kallamar

20 karkaleca të freskëta

3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

2 lugë majdanoz të freskët të copëtuar

2 lugë lëng limoni

1 thelbi hudhër

kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Lani të gjitha frutat e detit në ujë të rrjedhshëm dhe të bollshëm. Vendoseni oktapodin në një enë të mbushur me ujë të ftohtë dhe ziejeni për 10 minuta me kapak të mbyllur. Ndërkohë pastroni karkalecat duke u hequr kokën, shiritin e zi në bark dhe lëkurën, duke i lënë vetëm bishtin paprekur.

LEXO DHE :  Recetë/ Ziejini farat e shalqirit, rezultati do t'ju habisë!

1

Shtoni në ujin që po zien sepjen dhe lërini edhe për 10 minuta. Shtoni në fund edhe kallamarin dhe pas pesë minutash, karkalecat e pastruar.

2

Hiqeni enën nga zjarri, kullojeni dhe lërini të ftohen. Pritini sepjen dhe kallamarin në copa jo shumë të vogla, hiqni lëkurën e oktapod duke e gërvishtur me një thikë dhe prerë atë në mënyrë të barabartë me copat e kallamarit. Mblidhni të gjitha në një tas bashkë me karkalecat.

3

Plotësojeni sallatën e frutave të detit me majdanozin, hudhrën e copëtuar, lëngun e limonit, kripën dhe vajin e ullirit.

Përziejini mirë dhe lëreni në frigorifer për të paktën 2 orë përpara se ta shijoni./dritare.net/

4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.