Sa shanse ka rikthimi i vizave për Shqipërinë? Ja çfarë thotë rregullorja e BE-së!

Asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.

Sipas rregullores mbi regjimin e vizave, kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur në të njëjtën kohë shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve, gjë që në fakt nuk ka ndodhur me Shqipërinë, ku në mënyrë të vazhdueshme riatdhesohen persona që kërkojnë azil pa plotësuar kriteret.

Edhe në rastet ku shteti nuk bashkëpunon, atij i lihet një afat 6 mujor për të reflektuar, dhe vetëm në rastet kur sërish bashkëpunimi për riatdhesime mungon, atëherë mund të ketë penalizime. Megjithatë, në rastet kur një shtet shpreh shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve, parlamenti dhe Komisioni Europian duhet të monitorojë përmbushjen e kritereve, emigracionin e rregullt, përfitimet ekonomike, si dhe mbrojtjen e të drejtave e thelbësore të tyre.

LEXO DHE :  Koronavirus/ Si po përhapen kaq shpejt lajmet e rreme!

Në raste të rralla, vendet e zonës Shengen mund të vendosin një kontroll intensiv nga 1-30 ditë në të gjitha pikat kufitare. Megjithatë, sipas rregullores, kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave kërkon votë unanime nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian./gazetatema

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.