
Rusia i përgjigjet vendeve perëndimore, dëbon 150 diplomatë. Përfshihet edhe Shqipëria
Dritare.net

Veprimi vjen si hakmarrje për dëbimin e më shumë se 150 zyrtarëve rusë nga vende të tjera, si reagim ndaj një sulmi me agjent nervor në tokën britanike, për të cilin Londra dhe aleatët e saj fajësuan Moskën.
Kujtojmë se edhe Shqipëria bën pjesë tek vendet që dëbuan diplomatët rusë. Burime jozyrtare thonë se nisur nga kjo gjë, “mes të dëbuarve mund të ketë edhe diplomatë shqiptarë”.
Por MEPJ thotë se “deri më tani nuk kemi njoftim për dëbim të diplomatëve shqiptarë”.
Lidhur me vendimin ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov tha se kishte njoftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon M. Huntsman Jr. 60 diplomatë amerikanë do të dëbohen nga Rusia, njësoj sa numri i diplomatëve rusë të dëbuar nga Uashingtoni.
Kriza lidhur me helmimin e një ish-agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij ka nxitur tensione mes Kremlinit dhe Perëndimit në nivelin më më të lartë në dekada. Reagimet hakmarrëse ngrenë dyshimet mbi një përshkallëzim të mëtejshëm e më serioz, qoftë ky publik apo i fshehtë./d.m-dritare.net

















