Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Maqedoni, ku një aeroplan tip "Cesna PN210N” është rrëzuar në malet e Jakupicës. Aeroplani ishte shpallur i humbur që prej pasdites dhe gjurmët e tij janë gjetur në vendin e quajtur “Sollunska gllava”. Në këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me dy fëmijë./K.C/dritare.net