
Rrëfimi prekës i Fiori Dardhës, për kancerin e gjirit: E njoh mirë këtë dreq sëmundje!
E Premte 7 Tetor 2016, 12:12
Dritare.net

Ja çfarë shkruan Fiori Dardha në Instagram:
E njoh mire kete dreq semundje!
E di mire se si te rrenon, jo vetem fizikisht!
E njoh vuajtjen qe te shkakton!
E di se si ta turbullon jeten!
E di se si te shembet bota!
Kam mesuar permendesh ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapise, seancat e radioterapise, intensitetin e dhimbjeve, pafuqine qe ndjen gjate terapise, stresin qe perjeton!
Njoh “shijen” e loteve qe shkakton kjo DREQ semundje!
Kur e ke ne shtepi nuk eshte me semundje e nje personi, eshte vuajtje e gjithe familjes!
Duhet force e madhe per te perballuar!
Ta konstatosh ne kohe kancerin e gjirit eshte fitorja me e madhe!
MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET!
Kujdesuni per jetet tuaja!

















