Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarret në Shqipëri: Pezë, Ibë, Gërmenj e Finiq. A ka rrezik për banesat? Ja njoftimi!

Zjarret në Shqipëri: Pezë, Ibë, Gërmenj e Finiq. A ka

Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, po vijojnë pa ndërprerje punën për shuarjen e vatrave të zjarrit që janë shfaqur në zona të ndryshme të Shqipërisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra, nga të cilat 9 janë shuar, 2 mbeten aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim.

Situata në terren

Pezë Helmës, Tiranë – Vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë rishfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.

Ibë, Bërzhitë, Tiranë – Një vatër e re është aktivizuar në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një zjarr u shua një ditë më parë. Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, por në operacion janë angazhuar 12 zjarrfikës me pajisje individuale dhe 4 forca të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Parku Natyror Gërmenj, Leskovik – Zjarrfikësit e Kolonjës me 3 mjete dhe 14 efektivë, të mbështetur nga 6 forca policore, vijojnë punën për shuarjen e flakëve në zonën pyjore.

Dërmish, Finiq, Vlorë – Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, që kryejnë operacione intensive nga ajri. Deri tani nuk ka rrezik për banesa.

Autoritetet bëjnë apel për vigjilencë maksimale, duke theksuar se kushtet klimatike të verës, era dhe terrenet e thyer malore, e bëjnë ndërhyrjen sfiduese. Megjithatë, falë angazhimit të forcave tokësore dhe atyre ajrore, situata mbetet nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm./L.F-dritare.net