
Por jo vetëm kaq, gazetari zbulon se kjo është në vazhdën e herëve të mëparshme duke pohuar se kryebashkiaku i Kamzës i ka çuar tre të tjerë “për nderin e fotografive të vajzës”, Çim Peka gjithashtu i ka dërguar ata të cilët Mane i cilëson si “ushtaret më të dhunshëm” e ndërsa njerëz të Prokurorit Adriatik Lalla, sipas tij, i kanë dhënë ultimatum të largohet urgjent nga Tirana.
POSTIMI I PLOTË I BLEDI MANES:
“EDI RAMA, FILLO EDHE TI NA DHUNO NE GAZETARËVE!
Shtepia ime afer kryqezimit te 21 Dhjetorit ne Tirane eshte kthyer ne arene boksi. Parmbreme pata 5 paramilitare te Shkelzen Berishes qe bujten per kercenimin e rradhes. Pak kohe me pare Xhelal Mziu dergoi 3 te tjere per te vene nderin e fotografive te vajzes ne vend. Shkelqim Peka i kishte ushtaret me te dhunshem, ndera renegatet e Adriatik Llalles me dhane ultimatum te largohesha urgjent nga Tirana, perndryshe do me merrnin peng e do me masakronin andej nga fshatrat e Gramshit.
Arjan Çani paguan te forte por nuk ia zbatojne porosite me perpikmeri dhe ndryshe nga Ardian Fullani qe perndjek edhe familjaret e mi me furgonin me xhama te zinj, situata behet me dramatike kur edhe arroganca jote o kryeminister u jep zemer ketyre viktimave qe te veremosura qe duan te mbysin fjalen e lire.
Jo per modesti e as per vanitet por pa ta them qe une ndryshe nga koleget e tjere te nderuar gazetare, dhunohem fizikisht e psikologjikisht nga te tute e nga kundershtaret e tu ne menyren me mizore dhe qesharake. Duan te me vjedhin edhe talentin edhe guximin e nuk kane faj se me vjedhje e me tjetersime jane mesuar keto vite tranzicioni.
Po te shkruaj sot sepse me Berishes se djeshem e mes Rames se sotem nuk gjej dot ndryshime. Dhuna e Berishes eshte e njejte si arroganca jote ndaj lajmësve. Burgimet e Berishes jane njesoj si poshterimet e tua ndaj gazetareve. Djegiet e redaksive gjate mbreterimit te Berishes jane njesoj si përvëlimet e tua ofenduese ndaj percjellesve te lajmit dhe kjo sindrome e pushtetit nuk te shkon aspak ty.
Ti je nje nga viktimat e djeshme te fjales se lire dhe duket sikur hakmarrjes tende i ke gjetur kahun e gabuar. Media e sotme nuk ka vetem gazetare dhe lexues. Media e sotme fale teknologjise ka interaktivitet te llahtarshem dhe beteja virtuale qe na ke shpallur duket pa krye. Mblidh veten, ushtrohu ne pune keto pak muaj qe kane mbetur deri ne zgjedhjet e ardhshme dhe na ler ne gazetaret te punojme te qete pa presione te gjithanshme. Fjala e lirë edhe kur është e mpirë, e pirë, e dlirë, e qirë, e blerë, e dhjerë ka fuqine me te parashikueshme sesa horoskopet qeveritare.
Mos i hap lufte gazetarise se ka misionin qe asnje pushtet nuk ia tjeterson dot. Gazetaria ti heq breket, ti vë breket ne kokë, ti gris breket, ti vesh breket...
Ti shyqyr Zotit ke provuar cdo lloj eksperience me dhe pa brekë. Eshte koha te mbash me dinjitet kostumin e kryeministrit!”