Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rita Ora në një lidhje të re, me aktorin amerikan

Rita Ora në një lidhje të re, me aktorin amerikan
Lista e të dashurve të Rita Orës është shumë e gjatë. Dhe ne do t’ju sjellim një listë të shkurtër, ama të shkurtër të lidhjeve të saj, për të arritur deri tek i dashuri aktual.

Po e nisim me Bruno Marsin, Bob Kardashianin, këngëtarja thuhet se u lidh edhe me Justin Bieber, por u nda me të, për t’u lidhur me Calvin Harris. Por siç duket as Calvin nuk ishte mjaft i mirë për të dhe u nda, për t’u lidhur më pas me Ricky Hil. Eh, kush ishte Ricky para Chris Brown-it.

U lidh me Chris-in, u nda, u lidh me Travis Barker, u nda. Pastaj u lidh me Lewis Hamilton, u nda edhe nga ky, për t’u lidhur me  pas me Andrew Watt, lidhje e cila përfundoi në 2017-n, informon dritare.net

Deri një muaj më parë Rita ishte beqare, por sa doli në skenë ish-aktori i Spider-Man, Andrew Garfield, duket se këngëtares me origjinë shqiptare, iu morën paksa mendtë. The Sun raportoi se, Rita ka filluar të dalë rreth një muaj më parë, me Andrewn.

Dhe së bashku shkuan në Evening Awards Standard Theatre, dy javë më parë. Urojmë që për Ritën kjo lidhje të zgjasë, megjithëse ku i dihet??./K.C/dritare.net