Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rihanna, zyrtarisht, këngëtarja më e pasur në botë

Rihanna, zyrtarisht, këngëtarja më e pasur në botë
Nuk është një sekret që Rihanna vë shumë kapele në kokë. Duke qenë një këngëtare, aktore, ikonë bukurie, dhe së fundmi stiliste, 31-vjeçarja, tashmë është shpallur zyrtarisht si këngëtarja femër, më e paguar në industrinë e muzikës.

Në listën vjetore të revistës Forbes, për gratë më të pasura, për 2019, Rihanna kryesoi listën si gruaja më e paguar, duke vlerësuar pasurinë e saj me 600 milionë dollarë.

Publikimi deklaroi se një pjesë e mirë e pasurisë së saj u fitua përmes partneritetit fitimprurës me kompaninë luksoze, LVMH, me të cilën ajo lancoi linjën e saj të kozmetikës, Fenty Beauty, në 2017.

Së bashku me Fenty Beauty, Rihanna është zgjeruar, duke krijuar markën e saj, Savage x Fenty me Tech Style Fashion Group/E.B-dritare.net