Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rexhep Qosja: Vetëvendosja dhe LDK të krijojnë koalicion, për luftën kundër korrupsionit

Rexhep Qosja: Vetëvendosja dhe LDK të krijojnë koalicion,
Akademiku Rexhep Qosja, në një prononcim për Neës 24, ka thënë se Vetëvendosja dhe LDK duhet të kenë një koalicion dhe se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër, në mënyrë që të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi.

“Pushtetarët e deritanishëm në Kosovë të cilët nuk mund të quhen qeverisës por pushtetarë, kanë keqpërdorur që t’i vënë shtetit të Kosovës themelet e një shteti të shëndoshë. për shkak se ka ndodhur kjo populli votoi për ndryshim të kësaj gjendje që ndryshon kriza e vlerave. Në këto zgjedhje iu dha vota e popullit, populli zgjodhi VV si parti të parë dhe LDK si parti të dytë, që para zgjedhjeve kanë folur për krijimin e një koalicioni dhe tani premtojnë një qeveri me në krye kreun e VV, Albin Kurtin.

Sfidat e kësaj qeverie janë të mëdha. Kjo qeveri duhet të krijojë shtetin e së drejtës, kjo qeveri duhet të sigurojë që në Kosovë të sundojë ligji. Kjo qeveri ka një varg detyrash të mendësisë praktike. Ka për detyrë të bëjë beteja juridike kundër dy këqijave të mëdha, korrupsioni dhe nepotizmi. Në Kosovë nuk ka ndodhur që prej se është liruar prej pushtimit të ndëshkohet një nga milionerët politikë. Në Kosovë zotëron pseudokultura e mosndëshkimit të fajtorëve të lartë politikë”, ka thënë Qosja./E.B-dritare.net