Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reperi shqiptar në film me De Niron e Al Pacinon

Reperi shqiptar në film me De Niron e Al Pacinon
Reperi amerikan me prejardhje shqiptare, Action Branson do të jetë pjesë e ekipit të filmit të ardhshëm “The Irishman” në të cilin do të luajnë edhe yjet botërore Robert De Niro dhe Al Pacino.

Filmi është bazuar në librin “I Hear You Paint Houses” .

Ka qenë vetë reperi i cili e ka shpërndarë foton me De Niron, duke lajmëruar se është bërë pjesë e ekipit të këtij filmi.

Bronson është reper i njohur në SHBA. Albumi i tij “Blue Chips 7000” doli në top 25 të top-listës së Billboardit në zhanrin rap. Ai është i njohur edhe për emisionin e kuzhinës “The Untitled Action Bronson Show”. Libri i tij për gatim ishte i nënti në listën e bestsellerëve të New York Times./ I.M-Dritare.net