
Reperi i famshëm: E çoj çdo vit vajzën te gjinekologu për të kontrolluar virgjërinë
Dritare.net

Reperi amerikan, aktori dhe prezantuesi TI ka shkaktuar shumë debat teksa tregoi vetë se shoqëron të bijën 18 vjeçare Deyjah Harris në një ekzaminim gjinekologjik çdo vit, për himenin e saj, pra për të kontrolluar virgjërinë, një praktikë e dënuar si "poshtëruese dhe traumatike" nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Reperi është shumë i famshëm në Amerikë, ku ka pasur 7 albume në pesë më të mirët, tre prej të cilëve në vend të parë. Ka pasur role në filma duke përfshirë American Gangster, Entourage dhe te filmat Marvel Ant Man and its sequel, Ant Man and the wasp. Momentalisht po shfaqet pranë Cardi B dhe Chance the Rapper in Rhythm + Flow, një konkurs talentesh në Netflix, informon dritare.net
I pyetur në podcast Ladies Like Us rreth edukimit seksual ndaj fëmijëve të tij, ai tha: "Jo vetëm e kemi bërë atë bisedë, por bëjmë takime vjetore tek gjinekologu për të kontrolluar himenin. Po, unë shkoj me të...Do të them që, në ditëlindjen e saj të 18, himeni i saj është ende i paprekur."
Ai tregon që e din se himeni i femrave mund të prishet dhe pa aktivitet seksual, por thotë se: "Ata thonë që, "Ka mënyra të tjera përveç seksit që mund të prishin himenin si përshembull kalërimi, atletika, dhe forma të tjera aktiviteti fizik". Kështu që unë them, "Shiko, doktor, ajo nuk ka kalëruar asnjëherë, as nuk i jep biçikletës, as nuk luan sporte. Thjesht kontrollo himenin të lutem, dhe më thuaj rezultatet."
Muajin e kaluar, një folës për departamentin e shëndetit të Nju Jork e përshkroi testin si "një sulm ndaj vajzave të reja pa baza shkencore dhe as mjekësore."
TI dhe Harris nuk kanë dhënë komente më pasi është shfaqur podcast, edhe pse Harris ka pëlqyer postime në Twiter që dënonin të atin, duke përfshirë një koment që e përshkruante sjelljen e tij si "e shpifur, posesive dhe kontrolluese"/Burimi: The Guardian, Përshtati për Dritare net, Ada Shehu

















