Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reforma e ujit, pranga biznesmenit 4 të shoqëruar në Tiranë

Reforma e ujit, pranga biznesmenit 4 të shoqëruar në Tiranë
Ashtu sikur ishte paralajmëruar, ka nisur sot aksioni kundër lidhjeve të paligjshme të ujit. Aksioni ka nisur nga bizneset, pasi për familjarët është lënë edhe një muaj afat për të legalizuar lidhjet.

Në Tiranë Taks Forca e UKT ka nisur kontrollet për bizneset në zonën e ‘Astirit’ dhe të ‘Dajtit’. Janë shpërndarë 8 grupe pune në terren, ndërsa kanë bërë 25 verifikime të hollësishme biznesesh nga ku janë konstatuar 5 raste abuzimi, një biznesmen është arrestuar, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar.

Aksioni është i shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa në 28 mars do të nisin kontrollet edhe për familjarët. /d.m-dritare.net