Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Redaktorja e Vogue ka diçka për të thënë, për stilin e Meghan Markle

Redaktorja e Vogue ka diçka për të thënë, për
Anna Wintour, redaktorja e Vogue në Amerikë,  është ajo që nuk lë pa komentuar stilin e një personazhi që flitet në gjithë botën. Kështu ndodhi dhe me dukeshën e Sussex, Meghan Markle, e cila ka diçka për t'i thënë.

Anna ka thënë vetëm fjalë të mira për Meghan, duke e cilësuar atë "një frymëzim".

Legjenda 69-vjeçare, në një intervistë me Tina BroWn, tha për Meghan: "Ajo po sjell modernitet në familjen mbretërore, në një mënyrë që është frymëzuese. Dukesha e Sussex është një grua moderne".

Ajo ka vazhduar me lëvdatat për Meghan, duke thënë: "Kur ajo ishte në Australi dhe në Zelandën e Re, ajo u respektua shumë për zgjedhjen e veshjeve të saj, të dizajnerëve jo shumë të njohur në Australi, gjë që ishte e mrekullueshme"./E.B-dritare.net