
Receta/ Acai Berry, për një lëkurë pa rrudha dhe linja perfekte
Dritare.net

Përfitimet shëndetësore të Acai Berry:
Të mirat shëndetësore të acai janë në sajë të përmbajtjes së vlerave ushqyese. Acai është e ulët në kalori dhe përmban yndyrna të shëndetshme. Ajo nuk ka kolesterol dhe shumë pak sodium. Përmban një sasi të konsiderueshme fibrash dhe proteinash, plus vitamina A, B, C, dhe E, kalcium, hekur, si dhe minerale dhe antioksidantë.
Përmban: manganez omega 6 dhe 9 fibra dietike
E pasur me: antioksidantë vitamina minerale
Përbërës: anthocianinis aminoacide
Menaxhimi i peshës:
Acai ka përmbajtje të ulët kalorish dhe të lartë fibrash. Si pjesë e një diete të shëndetshme dhe një regjimi të rregullt Acai ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme.
Aterioskleroza:
Është forcimi i arterieve që çon në sëmundjet e zemrës. Acai është në gjendje të pengojnë citokinat, përbërësit që janë të përfshira në zhvillimin e arteriosklerozës.
Yndyrna të shëndetshme, kundër Kolesterolit& Diabetit:
Acai kanë sasi të konsiderueshme të yndyrave monoinsature, sidomos acid oleik. Këto janë yndyrna të shëndetshme që mund të ndihmojnë për të përmirësuar kolesterolit dhe ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Këto yndyrna janë të njohura edhe për të ndihmuar dhe rregulluar nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës.
10 efekte pozitive në shëndet
- Efekt anti-moshë për fytyrë më të shëndetshme
- Ndihmon në normalizimin e qarkullimit të gjakut Ndihmon tretjen
- Lufton kundër kancerit
- Ju rrit energjinë për aktivitet fizik
- Përmirëson jetën seksuale
- Redukton oreksin duke ju ndihmuar të humbisni peshë
- Përmirëson shëndetin qelizor
- Përmirëson sistemin mendor
- Ju ndihmon të mbani një zemër të shëndetshme
Përdorimi
Fillohet me një lugë të vogël kafeje në ditë dhe doza rritet gradualisht deri një lugë supe jo të plotë. (nëse jeni alergjikë ndaj poleneve, nuk këshillohet). Hidhet në një gotë me ujë, smoothie apo kos.
Recete: "Smoothie me Acai berry dhe ç̧okollatë"
Përbërësit:
1 banane
1 lugë gjelle Acai berry pluhur
3 filxhan me baby spinaq
6 kokrra luleshtrydhe
270 ml qumësht bajame Valosia
4-5 kubik çokollate të zezë Callebaut.
Përgatitja:
Hidhni të gjithë përbërësit në një mikser, dhe përzieni derisa të fitoni një krem të hollë homogjen.
Acai Berry pluhur gjeni tek dyqanet e rrjetit “Neranxi”

















