Na ndiqni edhe në

Editorial

Rasti Xhisiela/ Balla: Prokuroria vërtetoi që unë nuk kam qenë në komisariat

Rasti Xhisiela/ Balla: Prokuroria vërtetoi që unë nuk kam
I ftuar në Dritare me Rudinën, Taulant Balla ka folur për herë të parë për përfundimet e Prokurorisë për rastin Xhisiela. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, disa muaj më parë e akuzoi se kishte qenë në Komisariatin e Fushë- Krujës dhe kishte kërcënuar oficerin e policisë gjyqësore. Ndërsa Balla ka thënë sot ekskluzivisht për Dritare se ka marrë vendimet e Prokurorisë, të cilat kanë vërtetuar se ai, nuk ka qenë aty.

“Dua të them një ekskluzive: Kam qenë në këtë studio e mbani mend historinë e Xhiselës dhe konferencën e Lulzim Bashës që akuzonte se kreu i grupit parlamentar të opozitës e dërgoi këtë email në të gjitha selitë europiane? Sot kam qenë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë përgjigje për hetimin tim dhe rezulton se gjithë kjo shpifje e ulët e Bashës është shpifje dhe vërtetohet në çdo qelizë që Taulant Balla s’ka qënë asnjëherë në komisariatin e Fushë-Krujës, sepse këtë shefin e komisariatit Lulzim Basha e ka ndihmuar dhe ai personi që më akuzoi, Emiljano Nuhu është zyrtarisht prej sot një person që akuzohet për kallëzim të rremë. Ja si bëhen këto lajmet e rreme në Shqipëri”,- tha Balla./K.C/dritare.net