Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Raporti i Prokurorisë/ Arta Marku tregon qarkun me kriminalitet më të lartë në vend

Raporti i Prokurorisë/ Arta Marku tregon qarkun me kriminalitet më
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme, kryeprokurorja Arta Marku, ka bërë publik raportin e Prokurorisë për vitin 2018.

Marku, pasi bëri një përmbledhje të punës së Prokurorisë, tha se përgjatë 2018 qarku me kriminalitet më të lartë është Vlora, ndërsa me kriminalitet më të ulët është Dibra.

Ajo gjithashtu deklaroi se për shkak të Vettingut, nuk ka qenë një vit i zakonshëm.

2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut dhe se janë bërë shumë shkarkime prokuroresh “prandaj kanë qenë pak apatike sepse ky proces i ka bërë të pasigurt.

Prokuroria ka zbatuar të gjitha ligjet në fuqi dhe rekomandimet e Këshillit të Ministrave, rekomandimet e BE, për të shpejtuar rrugën për integrimin e BE. Për vitin 2018 kemi më shumë procedime penale se në vitin 2017. Viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët, për shkak të procesit të vettingut. Prokurorët kanë qenë disi apatik, pasi në mënyrë të pashmangshme ka ndikuar në punën e tyre.

Një pjesë e procedimeve janë nisje nga Prokuroria, ndërsa më shumë janë referime nga qytetarët dhe policia. Gjithsej, janë bërë më shumë se 57 mijë procedime. Më shumë procedime penale janë shënuar në Tiranë, më pas në Durrës, Elbasan, Shkodër.  Përqindja më e ulët e kriminalitetit është në qarkun e Dibrës, kurse më të lartë e ka qarku i Vlorës. Veprat penale më të lartë janë vjedhja e pasurisë, krime ndaj personit, krimet ndaj tokës, veprat e dhunës kryesisht në familje. Në 2018, janë dënuar më shumë se 10 mijë persona”, deklaroi Marku./E.B-dritare.net