Rama viziton familjen e prekur nga tërmeti, shkëmben batuta: Na shkatërrove me këtë rakinë o burrë

Kryeministri  i vendit, Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen Shkalla në Farkë, e cila tashmë është strehuar  në një kontejner, pasi banesa u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama takoi familjarët dhe tha se, qëndrimi në kontejnerë është një zgjidhje provizore për banorët e prekur nga tërmeti pasi në fillim të pranverës do të nisë montimi i shtëpive të reja.

“Kjo nuk është çështje parafabrikati apo tullash. Kjo është çështje që të kemi shtëpi më të mira, më të forta shtëpi antisizmike. Ato që do të ngrihen i kanë të gjithë ato parametra, janë shumë komode, i përdor Amerika, Gjermania, vende të tjera. Po ecim shumë shpejt me punët edhe besoj që në fillim të pranverës, fundi i marsit, fillimi i prillit me kësmet me ndihmën e Zotit se tani çdo gjë se kemi në dorë por kemi në dorë të fillojmë të montojmë shtëpitë e reja,”– tha Rama.

LEXO DHE :  Mungesë punëtorësh për rindërtimin/ Rama në Durrës: Fusni të bashkisë, paguajini dyfish

Kryeministri shkëmbeu edhe batuta me njërin prej familjarëve, kur ai i ofroi për të pirë raki.

“Mos na jep raki tani se jemi në punë ne. Raki do pimë tani? Na shkatërrove me këtë rakinë o burrë. Pastaj ne katundarët e Tironës nuk e kemi rakinë të mirë, nuk dimë me bo raki me thonë të drejtën. Thoshte një mik i babës tim ndjesë pastë, ishte andej nga jugu, që me rakinë e Tiranës ne andej lajmë xhamat, ujë me pak fjalë,”- tha Rama./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.