Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë në Shqipëri
Dritare.net

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri qeverisës, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Rama gjithashtu e ka ftuar Kurtin për një vizitë në Shqipëri.
“Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejtë ahtëpisë së përbashkët evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, shkroi kryeministri Rama./L.F-dritare.net