Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Rama-Tsipras, ja çfarë u tha për detin

Rama-Tsipras, ja çfarë u tha për detin
Tsipras: Kënaqësi takimi me Ju rishtas zoti Rama.

Rama: Jasu vre Aleksi. Mirë je?

Tsipras: Flisni greqisht.

Rama: Jo, vetëm disa fjalë.

Tsipras: Po nëna Juaj është nga Himara, në mos gaboj.

Rama: Po, por në Vuno nuk flasin greqisht.

Tsipras: Aha, kuptova. Çfarë është ky kordoni i bardhë që keni varur në xhaketë.

Rama: Asgjë file. Me këtë do të merren tre ditë shqiptarët: Cfarë është, pse e kam varur, cili ishte mesazhi që transmetoja.

Tsipras: Ou?!

Rama: Pastaj do marr një palë çorape si ato që kishte veshur kryeministri i Kanadasë, blu me rosa të verdha. Me ato e shtyjnë edhe tre ditë të tjera. Pastaj do të them që çorapet janë në solidarizim me Lali Erin që premtoi se do sillte rosa të egra në liqenin e Tiranës, por nuk iu eci çiftëzimi, dhe kështu bëhen nëntë ditë, se do të diskutojnë pse nuk çiftëzohen, çfarë ushqimi iu kanë hedhur, kush ishte ai që fitoi tenderin. Me këtë rast harrojnë edhe punën e varrezave Tuaja.

Tsipras: Meqë e përmendët, urime për hapin që hodhët. Po me çështjen e detit si do të veprojmë?

Rama: Po si të doni Ju or burrë, ujë është ai: herë shko këndej herë shko andej, pa ujë nuk mbesim.

Tsipras: Sa i përket çështjes çame....

Rama: Mos e vrit mendjen se Idrizi dhe Qifja iku. Këta që kanë mbetur janë dibranë dhe nuk e kanë idenë se ku bie Çamëria.

Tsipras: Meqë i zgjidhëm këto çështje, t'ju pyes si parti e majtë që jeni, çfarë politikash ndiqni me të varfërit. Unë përshembull për Vit të Ri ndava një miliard euro.

Rama: Unë ju premtova se do marr edhe një miliard borxh dhe do i përdor për lyerje.

Tsipras: Po si ka mundësi që iu kanë votuar? Cili ishte sllogani Juaj në fushatë që i bëtë për vete?

Rama: "Ne jemi të këqinj, por të tjerët janë më ibret"

Tsipras: Kuptova dhe mësova shumë nga Ju zoti Rama, vetëm se unë nuk e bëj dot në Greqi. Do më varnin në shesh.

Rama: Fati yt i zi. Gjithsesi mua në kufi më ke, për çdo paqartësi./dritare.net