
Rama shkon në shtëpinë e vogëlushes që humbi babanë e gjyshërit nga tërmeti: Herën tjetër do të vij me Zahon!
Dritare.net

Ndërsa shkoi në shtëpinë e re të Klotildës, ku rri bashkë me vajzën e saj të vogël, Rama takoi edhe vogëlushen Klejsa dhe shkëmbeu një bisedë të shkurtër me të.
Erion Veliaj: Tregoi pak xhaxhi Edit, cfarë të thanë te dyqani?
Vogëlushja: Që jam bërë e famshme...
Edi Rama: Tani je bërë e famshme...
Rama u dhuron dy kukulla fëmijëve: Një gjë e vogël, por Ana dhe Elsën (dy kukulla) po vijnë, rrugës.
Edi Rama: Gjyshja ime, thoshte vdekja zgjedh, për një të keq merr pesë të mirë
Vogëlushja: Të mirën të ka thënë
Edi Rama: Kështu të thanë te dyqani i bukës
Erion Veliaj: Ajo është valutë
Edi Rama: Ne jemi në dispozicion për çdo gjë. Nuk ke çfarë i bën jetës që ikën, të tjerat do të përpiqemi të bëjmë çmos për të gjithë njerëzit që kanë marrë goditje, por kjo e juaja ishte e domosdoshme në këtë pjesë. Besoj që do i rregullojmë të gjithë, por duhet ta ndihmoni për punën.
Erion Veliaj: Po patjetër.
Edi Rama: Janë ca familje te Bujqësori, që e kanë pasaportizimin në Kamëz, i thashë Rakipit të bëjë një vendim, ose mund të vijnë më pas të marrin qiranë në Tiranë. Ju ardhshim vetëm për të mirë dhe qofshin të këqijat vetëm me kaq.
Edi Rama: Po çfarë e ke këtë?!! Çfarë do të bëhesh ti?
Vogëlushja: Balerinë
Edi Rama: Jo, tjetër se balerinë është për qejf. Imagjino një balerinë dentiste
Erion Veliaj: Godinat 21-22 te Qytet Studenti po shikojmë të bëjmë një studim të thelluar për të parë nëse mbajnë apo jo. Nëse kostoja për ta riparuar shkon më e lartë, do ta fusim te projekti i ri. Për kampusin kalon javën tjetër me VKM, më pas do të shikojmë nëse 21-22 do ta kalojmë me KËf ose me kampusin.
Edi Rama: Do të bëhet kampusi i ri. Po punojmë që për ju....për ty dhe shokët e ty, që mos keni taksiratet e atyre që paguan borxhet e së kaluarës
Vogëlushja: Edhe po e bëmë te Zoti do të jemi prapë ne...
Edi Rama: Po nuk diskutohet, por kur të shkojmë ti themi cfarë të mirash kemi bërë, ca të mira, se është keq puna atje...
Vogëlushja: Edhe ty ka per te thene Zoti, të lumtë që i bëre ato gjëra, ai e di
Edi Rama: Nuk e di, duhet me bërë cmos.
Vogëlushja: Ai e di...ne ta kuptojmë kur të ikim lart çfarë do të thotë ty dhe kalamajve...
Edi Rama: Për ju ai, ju ka në dritë të syrit. Ju ruajti dhe ju mbrojti. Kur të rritesh duhet të bëhesh. Kur të shkosh te gjyshi të thuash ja erdha edhe...
Vogëlushja: Më e mira...
Edi Rama: Tani shiko këtu, por porosinë e kemi çuar, dhe Ana me Elsën (dy kukulla) janë rrugës
Vogëlushja: Rri edhe një cikë, se pak ndenje
Edi Rama: Do të vij prapë, ta kam thënë fjalën, jemi edhe komshinj. Do të vij ndonjë ditë me Zahon.
Vogëlushja: Pse nuk erdhi ai
Edi Rama: Është i zënë shumë, ka punë, si puna jote, rri e jep opinione./K.C/dritare.net

















