Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama sherr me Klodiana Lalën: Ti qenke tap-topi, paske problem me frenat

Rama sherr me Klodiana Lalën: Ti qenke tap-topi, paske problem me frenat
Debate të zjarrta ka pasur sonte në Opinion, ku është i  ftuar kryeministri i vendit, Edi Rama. Rama është përplasur disa herë me gazetaren Klodiana Lala, për çështje të ndryshme që po trajtohen në emision.

Klodiana Lala: Zt. a ishit ju në dijeni për rrezikshmërinë e këtij personi që sipas policisë ka prirje të theksuara kriminale? OFL deklaroi se ka drejtuar një bandë dhe ka urdhëruar vrasje!

Edi Rama: Jo! Nuk isha i informuar. Kam bërë edhe një foto tjetër shumë vite më parë dhe e kishin vënë në mur.

Lala: Keni bërë takimet e Partisë Socialiste. Keni bërë takimet në pronën e një personi që konsiderohet si një nga krerët e bandave në Elbasan. Jeni shoqëruar nga njerëz që kanë informacion për qytetin.

Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e Partisë Socialiste janë të Partisë Socialiste.

Lala: Por policia ka për detyrë të ruaj edhe kryeministrin.

Rama: Kishte hall mos më vrisnin tek ai hoteli?

Lala: Ky zotëria këtu, i keni çuar një formular, atë vajzën simpatike me syze dhe kapele. Mos më ironizo, mos më intimido.

Rama: Ti po më intimidon mua me nivelin rrazotera të komunikimit.

Lala: Më lër të rendis faktet dhe mund të intimidoni sa të doni por faktet nuk i intimidoni dot. Zotërisë i keni dërguar një letër për të deklaruar pasurinë. Sipas Policisë së Shtetit ky zotëria duhet të ishte prapa hekurave. Do të duhet të ishin zbardhur atentatet sepse i ka mbijetuar dy atentateve dhe të vrarëve brenda familjes së tij. Po e trajtonin këtë historinë e OFL si akt normativ, i cili është antikushtetues. Por, nuk dua t’i hyj kësaj.

Rama: Mos i hyr fare se qenke tap-topi në këtë pjesë, merru me fushën.

Lala: Ke shkuar në pronën e një krimineli.

Rama: E para e punës, mësohu që kur më drejtohesh mua, meqë pretendon se je e fushës…

Lala: Nuk pretendoj, kam arsimimin përkatës.

Rama: Unë qahesha nga Mark Marku, po kjo qenka… Qetësohu! Unë do merrem me çfarë të dua unë. Ke 10 minuta që flet përçart. Rrr..rr..kur ndalon!

Fevziu ngre zërin: O Klodi, mos i ndërhy se merret me ty dhe të merr kohë. Lëre mos i ndërhyj se merret me ty dhe ikën 40 minuta.

Lala: Mund të na japësh përgjigje?

Rama: Unë do të jap përgjigje kur t’i të mbyllësh gojën dhe të flasë unë. Se ti paske problem me frenat.

Lala: E ke parasysh atë shprehjen popullore; Shtati pyll dhe mendja pyll!

Rama: Sa i përket fotografisë nuk kam asnjë pishman. Nuk kanë lidhje fare këto gjëra. Unë dal në hollin e një hoteli dhe vjen dikush dhe unë bëj. Unë futem kudo./K.C/dritare.net