Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Platforma e bashkëqeverisjes po mpin 'buburrecat'!

Rama: Platforma e bashkëqeverisjes po mpin 'buburrecat'!
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot takimin e përjavshëm me qytetarët, për platformën e bashkëqeverisjes. Rama është shprehur se platforma shqipëriaqëduam.al po i mpin 'buburrecat' që nuk u shërbejnë qytetarëve, duke nënkuptuar punonjësit e administratës.

Sipas tij, qytetarët kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre, vetëm me një klik në portal.

 “Rri në këmbë dhe i shoh “buburrecat” poshtë tavolinës, që gërryejnë. Platforma është një sistem që i mpin “buburrecat” dhe disa prej tyre i shtyp.

Ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës, kushedi ç’keni hequr, por ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar këshillën e Nënë Terezës: 'Në vend që të mallkojmë errësirën, preferojmë të ndezim një qiri çdo ditë'.

Çdokush që i shkruan platformës, është po aq i fortë sa çdo deputet apo ministër, madje është dhe më i fortë se ata”, tha Rama./E.B-dritare.net