Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama për protestuesit në Shkodër: Do ta kuptojnë që fajin ua kanë udhëheqësit e tyre!

Rama për protestuesit në Shkodër: Do ta kuptojnë që
Kryeministri Edi Rama, protestuesit e opozitës i bllokuan rrugën në Shkodër, duke bërë thirrje “Rama ik” dhe duke djegur goma.

Eskorta e kryeministrit kaloi rrugën, dhe po shkon drejt Malësisë së Madhe, në kuadër të takimeve “Bashkia që duam”.

Për protestën e sotme, Rama ka bërë një postim në Twitter, ku shkruan se, grupet e vogra të mbledhura në kthesa çuan në rrugë të verbër PD-në dhe duan të çojë po në rrugë të verbër edhe Shqipërinë. Më tej Rama tha se, edhe ata njerëz që sot protestuan do ta kuptojnë që fajin ua kanë udhëheqësit e tyre.

“Rrugës për Malësi të Madhe?Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin ua kanë udhëheqësit e verbër”, shkruan Rama./E.B-dritare.net