Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nga Brukseli; Nesër, ditë e madhe!

Rama nga Brukseli; Nesër, ditë e madhe!
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Bruksel, dhe do të marrë pjesë mbrëmjen e së dielës në një takim informal mes liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kryeministri Rama tha se të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në tryezë, ndërsa shtoi se nesër është një ditë e madhe për Shqipërinë, pasi mbahet konferenca e donatorëve.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të Evropës dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për të shtyrë procesin dhe në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare. Po kështu për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë  mjaftueshëm solidaritet dhe mbështetje për të shkuar përpara me rindërtimin”, tha Rama./ I.M-Dritare.net